×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi i motit

    Borë në vikend, temperaturat do të bien deri në -7 gradë Celsius

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 14:57

    Të shtunën e të dielën parashihet të bie borë në Kosovë. Temperatura minimale do të luhatet -7 deri ne -3°C.

    Kështu ka paralajmëruar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA.

    Postimi:

    BORË NË FUNDJAVË

    Moti i ndryshueshëm që po mbretëron javën e fundit me diferenca të theksuara në amplitudat e temperaturës ditore, do të pësoi ndryshime që nga e premtja pasdite duke vazhduar sidomos ditën e shtunë dhe të dielen paradite, shoqëruar me reshje fillimisht shiu e më pastaj bore, erëra të fuqishme veriore dhe temperatura dukshëm më të ulëta si në minimalet poashtu edhe në maksimalet.

    Shtresat e borës në viset malore do të jenë më të theksuara në krahasim me zonat urbane. Temperaturat minimale pritet të luhaten nga -07°C deri në -03°C, ndërsa ato maksimale nga -02°C në 01°C, ndërsa erërat e furishme kryesisht veriore do të arrijnë shpejtësinë deri në 20m/s.

    Mot me kthjellime por i ftohët pritet të marrë ditëve në vijim, para ndikimit të masave ajrore jugore që do të dominojnë në fundin e javës së ardhshme.

    Departamenti Meteorologjik – ASHNA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!