×
  • Lajme
  • Lajme

    Hysen Durmishi thotë se s’ka kushte financiare për rroba të shtrejta: Nuk bëj jetë luksoze

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 21:16

    Hysen Durmishi, Zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në Context të ATV-së ka folur për veshjen e tij, pasi së fundi ishte kritikuar se vishte rroba të shtrenjta. 

    “Unë kryesisht nuk veshi rroba të shtrenjta për shkak se nuk kam mundësi financiare për të blerë rroba të shtrenjta ashtu siç e kanë paraqitur në disa media. Por edhe po të kisha mundësi financiare, nuk do të kisha blerë rroba të shtrenjta”,  tha Hyseni.

    Hyseni, ka thënë se “nëse kritikat kryesore ndaj meje janë për rrobat që i veshi, në rregull jemi”.

    “Unë nuk bëj jetë luksoze. Nuk jam as ithtar i firmave. Nuk i njoh as firmat. Edhe ajo jakne e kuqe, deri në momentin që është publikuar nuk e kam ditur çfarë firme ka”, është shprehur tutje Hyseni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!