×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvendi

    Kosova vlerëson thirrjet e Parlamentit Evropian për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 19:02

    Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot u mbajt Sesioni i parë i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Kosovë, përcjell Reporteri.net.

    Në këtë takim, siç njofton kumtesa nga Kuvendi, pjesëmarrës ishte dhe Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, përfaqësuesen nga zyra e BE-së në Kosovë, AnnaCarin Platon, deputetja dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim, Mimoza Kusari-Lila, si dhe bashkëkryesuesi i këtij komisioni, njëherësh eurodeputeti, Lukas Mandl.

    Zëvendëskryeministri Bislimi, në fjalën e tij, potencoi se “Republika e Kosovës i vlerëson lartë rezolutat dhe thirrjet e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për njohjen e Kosovës nga 5 shtetet mosnjohëse.

    “Për njohjen e progresit që Kosova ka arritur në reformat e thella politike dhe ekonomike, që ndërlidhen me integrimin tonë evropian, për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, për mirëpritjen e aplikimit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për mbështetjen e aplikimit tonë në Këshillin e Evropës, për thirrjen ndaj Komisionit Evropian për largimin e masave restriktive, edhe për dënimin e sulmit agresor e terrorist në Banjskë në termat më të ashpër. Për të gjitha këto, jemi thellësisht falënderues”, u shpreh Bislimi.

    Mes tjerash, ai shtoi se Kosova i përket Bashkimit Evropian dhe po punojmë secilën ditë që kjo të bëhet realitet sa më shpejtë, jo vetëm si qëndrim politik, por edhe si qëndrim e vullnet i qytetarëve të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!