Samuel Eto’o është pensionuar nga futbolli aktiv


Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o ka vendosur që të varë këpucët pas një karriere 22 vjeçare, shkruan Reporteri.net

Kamerunasi e filloi karrierën te Reali ku bëri vetëm tre paraqitje dhe më pas luajti edhe për 13 klube tjera, ndër më të njohurat, Barça, Inter, Chelsea, Everton e Sampdoria.

Reklamë

Rezultate imazhesh për samuel etoo barcelonaKohën më të mirë Eto’o e kaloi te Barcelona ku ndihmoi katalunasit që të fitojnë tri herë La Ligën dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

Lajmin për pensionimin nga futbolli e ka dhënë vetë Eto’o me anë të një postimi në Instagram.

“Fundi. Drejt një sfide të re. Faleminderit të gjithëve” ka shkruar 38 vjeçari. /Reporteri.net/