×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Policia jep detaje për aksionin në lagjen e Spitalit, afër vendit ku u vranë dy persona

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 21:46

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në orët e mbrëmjes në lagjen e Spitalit, rreth 20 metra larg vendin ku ndodhi gjuajtja me armë mes dy familjeve rreth pronës ku mbetën të vrarë dy persona.


    Reporteri.net ka siguruar video ku shihet aksioni i policisë, ndërsa burime tona thonë se ka të arrestuar.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Reporteri.net se është arrestuar një person.

    “Në rrugën ‘Muharrem Fejza’ policia ka ndërmarrë një aksion dhe ka shoqëruar në stacion policor një person për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë duke vazhduar procedurat konform ligjit”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo ka thënë se rasti në fjalë nuk lidhet me gjuajtjen me armë të së enjtes mes dy familjeve rreth pronës ku mbetën të vrarë dy persona. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!