×
  • Lajme
  • Botë / Drejtori i FBI-së

    Autori i atentatit ndaj Trumpit kishte kërkuar informacione mbi vrasjen e Kennedy në internet

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 22:02

    Autori i atentatit ndaj ish Presidentit Donald Trump besohet të ketë kërkuar në internet një javë para sulmit të dhëna mbi vrasjen e presidentit amerikan John Kennedy, tha gjatë dëshmisë së tij të mërkurën drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

    Por drejtori Wray shtoi se ndonëse atentatori kishte treguar interesim të shtuar rreth figurave publike, ai nuk ka lënë prapa gjurmë të qarta rreth motiveve ideologjike.

    Sipas Wray, autori i sulmit Thomas Matthew Crooks kërkoi në internet përgjigje për pyetjen se “sa ishte distanca ndërmjet Oswaldit dhe Kennedy-t?”, duke iu referuar Lee Harvey Oswald-it, i cili vrau me snajper Presidentin Kennedy në vitin 1963, në Dallas.

    Drejtori Wray i zbuloi këto detaje para ligjvënësve të Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve si pjesë e informacioneve të reja të ofruara nga ai rreth sulmit të 13 korrikut në tubimin zgjedhor të Trump në Batllër të Pensilvanisë.

    Hetimet e FBI-së e kanë vënë agjencinë në mes të stuhisë politike pak muaj para zgjedhjeve presidenciale, me ligjvënësit dhe publikun që kërkojnë me ngulm detaje për motivet që nxitën autorin e sulmit, përpjekja më serioze për të vrarë një president apo kandidat presidencial që nga atentati ndaj Presidentit Ronald Reagan në vitin 1981./ZëriiAmerikës

    Kreu i FBI-së përballet me pyetjet e ligjvënësve lidhur me atentatin ndaj ish-Presidentit Trump

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!