×
  • Lajme
  • Lajme / Skënderaj

    Musliu: Kosovës i duhet PDK-ja, partia do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë

    Reporteri
    28 Korrik 2024 | 14:03

    Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me qytetarët në Skënderaj. Ajo thënë se PDK do të “kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”.

    Ajo ka shtuar se “qëndrueshmërinë e votuesve tanë duhet ta përkthejmë në program politik për fitore”.

    Postimi i plotë:

    Kosovës i duhet PDK-ja, PDK-së i duheni ju.

    Partia Demokratike e Kosovës, nuk është thjeshtë parti politike, Partia Demokratike është sakrifica dhe lufta për liri, është historia e pavarësisë, shtetndërtimit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

    Partia Demokratike është zëri i atdhedashurisë. Prandaj PDK duhet dhe do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ky ishte tenori i debatit tim me qytetarët e Skenderajt.

    Këtë ndjenjë qytetare ne duhet ta marrim me seriozitet sepse është ndjenja që këtë popull dhe këtë vend e mbajten të papërkulur me mijëra vjet.

    Atdhedashurinë dhe krenarinë e votuesve tanë, ne duhet ta komportojmë në vizion politik për të ardhmen e Kosovës. Qëndrueshmërinë e votuesve tanë duhet ta përkthejmë në program politik për fitore.

    Faleminderit shumë për secilin prej jush që ishit prezent dhe u bëtë pjesë në këtë bashkëbisedim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!