×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Mustafa i PDK-së i reagon Kurtit: Se Kosova ka rritje të punësimit, është tendencë për të mashtruar popullin

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 12:47

    Koordinatori për financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa i ka reaguar Kryeministrit Albin Kurti i cili tha se ka pasur rritje prej 20 për qind të punësimit në katër vitet e fundit, e që sipas anëtarit të PDK-së kjo është një tendencë për mashtrim të publikut, shkruna Reporteri.net.

    “Nuk ka rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Reagimi:

    Kryeministri Kurti paska deklaru se Kosova ka shënuar rritje enorme të punësimit gjatë këtyre 4 viteve.

    Kjo nuk është gjë tjetër përveç se një tendencë për mashtrim të publikut!

    Se çka mund të ketë ndodhë me punësimin gjatë këtyre viteve, më së miri tregon figura e mëposhtme e cila shpërfaqë stagnimin e ekonomisë.

    Me rritjen ekonomike nën 4%,
    investimet private në rënie të vazhdueshme,

    investimet publike më të ulëtat dhe
    deficitin tregtar më të lartin në histori nuk mund të ketë lulëzim të ekonomisë e as të punësimit!

    Punësimet e përkohshme nga 6 muaj me para të shtetit nuk flasin për punësim, po vetëm për një mekanizëm të transferit të përkohshëm të një shume të parave te qytetarët.

    Nuk ka rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!