×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier pret në takim studentët bursistë të programit për studime në ShBA

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 13:11

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka pritur sot në zyrat e ambasadës në Prishtinë studentët vendor, të cilën do të nisin rrugëtimin e tyre akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kjo eksperiencë e tyre do të ndodhë krahas Programit të Shkëmbimit dhe Studimit të Rinisë Kennedy-Luga, e cila tash e sa vite u ofron këtë mundësi studentëve kosovarë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “I lumtur që një grup i ri studentësh kosovarë filluan udhëtimin e tyre në SHBA përmes Programit të Shkëmbimit dhe Studimit të Rinisë Kennedy-Lugar (YES). Mezi presim të dëgjojmë për përvojat e tyre dhe se si kjo mundësi do të formësojë të ardhmen e tyre. Faleminderit familjeve pritëse për mbështetjen tuaj të pabesueshme”, ka shkruar Hovenier në X.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka shkruar se kjo përvojë transformuese do të ndihmojë në formësimin e të ardhmës së tyre.

    “Ambasada e SHBA-së është e emocionuar kur sheh grupin e ri të studentëve të jashtëzakonshëm nga Kosova të fillojnë udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara përmes Programit të Shkëmbimit dhe Studimit të Rinisë Kennedy-Lugar (PO)! Kjo përvojë transformuese do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes së tyre në mënyra të panumërta, dhe ne mezi presim të dëgjojmë për rritjen dhe aventurat e tyre gjatë vitit të ardhshëm. Falenderoj përzemërsisht familjet nikoqire që hapët shtëpitë dhe zemrat tuaja për këta udhëheqës të rinjë. Bujaria juaj e bën të mundur këtë mundësi të jashtëzakonshme!”, thuhet në postimin e Ambasadës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!