×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e emisarit gjerman në Kosovë

    Hamza takohet me emisarin Sarrazin: Në rrugën evropiane të Kosovës është jetike përkrahja e Gjermanisë

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 16:43

    Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza është takuar sot me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se me Sarrazin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend e rajon.

    Hamza ka shkruar në Facebook ka thënë se PDK-ja është e përkushtuar që me me partnerët të forcojnë paqen dhe sigurinë në rajon, ndërsa ka theksuar se si kryeministër prioritet do të jetë normalizimi i raporteve ndërfqinjësore.

    Postimi i plotë:

    Sot kishim një takim të frytshëm me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në vend e rajon.

    Si subjekt politik, kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar, që në koordinim të plotë me partnerët tanë ta forcojmë paqen dhe sigurinë në tërë rajonin tonë. Ndërsa, si kandidat për kryeministër, prioritete të politikës së jashtme në qeverisjen time do të jenë forcimi i subjektivitetit shtetëror, normalizimi i raporteve ndërfqinjësore, përafrimi i vendeve të rajonit dhe integrimi euroatlantik.

    Në rrugën evropiane të Kosovës është jetike përkrahja e Gjermanisë dhe me përkushtim të palëkundur do ta ruajmë partneritetin me të gjithë aleatët tanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!