×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë, arrestohen dy persona për pesë raste të vjedhjeve

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 16:23
    Foto ilustrim

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për pesë vjedhje të rënda.

    Sipas njoftimit, thuhet se në dy muajt e fundit, të njëjtit kanë hyrë me forcë brenda disa lokaleve në Prishtinë, teksa kanë përfunduar duke marrë arka e portofole, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Arrestohen dy persona të dyshuar për pesë vjedhje të rënda Sot nga zyrtarët e Njësitit të hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole. Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: – A. M mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – A.Q . femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e plotë.

    Po ashtu, bëhet e ditur se dy të arrestuarit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ku ndaj tyre është inicuar procedurë për së paku pesë vjedhje të rënda.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!