Gazeta Online Reporteri.net publikoi pamjet nga momenti kur një person sulmon një punëtor të një picerie në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Madje, i dyshuari në një moment nxjerrë edhe armën dhe ia drejton personit tjetër fillimisht në kokë.
Policia raportohet se ka rrethuar vendin ku dhe ndodhi rasti, ndërsa shihet gëzhoja e plumbit në tokë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Reporteri.net se asnjë person s’ka të lënduar lidhur me rastin.
Ndërsa nuk bëjnë të ditur se ka të arrestuar.
“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, tha Flora Ahmeti për Reporteri.net.
/Reporteri.net/