Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut janë gjetur mbetje mortore.
Në postimin e tyre, thuhet se ekipi mjekologjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, tashmë i ka tërhequr eshtrat për ekzaminim, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Qytetarët kanë hasur në eshtra (mbetje mortore), në veriun e Kosovës (Mitrovicë). Pas njoftimit nga Policia e Kosoves, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore (eshtrat) për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore. Komisioni do t’iu njoftoj pas verifikimit dhe konstatimit nga IML, nëse të njejtat janë më interes forcenzik, dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur”, thuhet në postimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.