×
  • Lajme
  • Lajme

    Trepça njofton për sistemimet e përkohshme të punonjësve

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 15:34

    Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepca”, ka njoftuar se janë duke marrë vendime për transferimin dhe sistemimin e përkohshëm të punonjësve.

    Sipas tyre, me marrjen e këtyre vendimeve do të rritet prodhimi dhe do t’i mbështesin operimet në dy njësitë biznesore të minierave, siç janë: Trepça – Stan Tërg dhe Kishnicë – Artanë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Më shumë punëtorë të angazhuar në prodhim. Si përgjigje ndaj situatës afariste, menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A. po merr një sërë vendimesh për transferimin dhe sistemimin e përkohshëm të punonjësve. Vendimet synojnë të rrisin prodhimin dhe të mbështesin operimet në dy njësitë biznesore të minierave me flotacion Trepça – Stan Tërg dhe Kishnicë – Artanë. Deri më tani, gjashtë nëpunësve të menaxhmentit u janë caktuar detyra në njësitë biznesore të Ndërmarrjes Trepça, ndërsa janë bërë rreth 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, punëtor këta të cilët kanë lëvizur ndër vite nga Miniera në sipërfaqe. Për më tepër, 46 minatorëve të rinj do t’u vazhdohen kontratat e punës, në saje të performancës së tyre dhe kërkesës për prodhim të shtuar”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

    Më tej, thuhet se Trepça po përgatit gjithashtu trajnimin dhe certifikimin e 19 minandezësve, kështu duke u mbështetur në udhëzimin e ri që ka nxjerrë Ministria e Punëve të Brendshme.

    Kujtojmë se javën e kaluar, menaxhmenti i ndërmarrjes ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme afariste në dy njësi kryesore.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!