×
  • Lajme
  • Lajme / Gjykata Themelore në Ferizaj

    Arrest shtëpiak për arsimtarin që sulmoi seksualisht nxënësen në Kaçanik

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 16:31

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndaj një mësimdhënësi në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet se brenda objektit shkollor, ka sulmuar seksualisht një të mitur.

    Përmes një njoftimi nga kjo gjykatë, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka refuzuar, me ç’rast i është vendosur arresti shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 28 gusht 2024, në një fshat të Komunës Kaçanik, përkatësisht në një objekt të shkollës fillore, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila ishte nën 16 vjeç, në atë mënyrë që i pandehuri si arsimtar i muzikës, ka kryer sulm seksual ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara shkon në shkollë ku ishte nxënëse dhe hyn në një klasë ku zhvilloheshin orët e muzike, për tu përgatitur për një emision që kishte, posa vjen i pandehuri e dëmtuara i`a zgjatë dorën për ta përshëndetur, por i pandehuri i`a shtrëngon dorën e ofron nga vetja duke e mbërthyer me dy duar nga vetja, ashtu që me veprimet e tij të mëtejme i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual”, thuhet në njoftimin e plotë të Prokurorisë.

    Teksa në përfundim, thuhet se palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi, nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!