×
  • Lajme
  • Lajme / Rrëfimi

    “Nuk jam i shenjtë”, Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 21:04

    Ish-pjesëtari i Sigurimit të Shtetit (UDB-ash), Mehmet Loci, i akuzuar për dhunë ndaj shqiptarëve gjatë marrjes në pyetje të cilët ishin arrestuar për aktivitete ilegale dhe politike ka rrëfyer versionin e tij.

    Loci e ka pranuar në “Debat Plus”, se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë shqiptarë.

    Ai tha se nuk është “i shenjtë e as i virgjër” dhe se nuk e pretendon një gjë të tillë.

    “Lidhja e duarve për radiator, kurë se kam apliku… e kam përjetu vetë lidhjen për radiator kur kam ra në burg në ’94-tën. Është sot shumë e vështirë të trajtohet një temë kaq e ndishme në kuptimin sociologjik dhe psikologjik të familjeve tona… ndiej një obligim a ka mundur ndonjëherë që gërdia ime të më lëshoj, me siguri që po, a kam qenë në kuptimin e masës represive, që është parapa me rregulloren e punës që mund të ndërmerren masat represive, nuk jam i virgjër dhe nuk jam i shenjtë.”, tha ai.

    Ermal Panduri: A ke sjellë ndonjëherë?

    Mehmet Loci: Po [ kam sjellë].

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!