×
  • Lajme
  • Botë

    29 të burgosur u arratisën për 18 muaj në SHBA

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 11:35

    Gjatë 18 muajve të fundit, 29 të burgosur janë arratisur nga burgjet federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dhe gjysma e tyre ende nuk janë kapur.


    Në disa institucione, dyert janë lënë të hapura, kamerat e sigurisë janë prishur dhe zyrtarët ndonjëherë nuk e vërejnë kur një i burgosur mungon, për disa orë.

    Në një burg në Teksas siguria është aq e dobët sa zyrtarët lokalë tallen privatisht me atë që duket si “politikë e dyerve të hapura”.

    Të burgosurit kanë ikur nga burgjet në pothuajse çdo rajon në vend. Të gjitha arratisjet ndodhën në kampe burgimi federale me siguri minimale, raporton AP.

    Kampet federale të burgimit janë dizajnuar parimisht me siguri të ulët për t’i bërë aktivitetet më të lehta dhe për t’u lejuar të burgosurve të punojnë gjatë burgut, si mirëmbajtja, ashtu që të tejkalohen procedurat e rregullta të hyrjes dhe daljes së tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!