9 persona nga 65 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë kthimit të tyre nga Malta për në Pescara të Italisë. Me uljen e avionit në aeroportin e Abbruzzo-s, 70 persona janë karantinuar menjëherë për 14 ditë. Midis personave të karantinuar janë edhe ata me certifikatë vaksinimi, për shkak se konsiderohen kontakte të afërta me të infektuarit.
9 personat që rezultuan pozitivë janë të gjithë të rinj asimptomatikë ose post-simptomatikë, ndërsa teste të tjera u kryen mbi pasagjerët që fluturuan nga Londa për në Maltë. Guvernatori i Abbruzzo-s, Marco Marsilio ka urdhëruar testimin e Covid për të gjithë ata që vijnë nga Malta, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja.
“Rajoni i Abbruzzo-s dhe shërbimi i emergjencës kanë përqafuar një masë që duket se po shkon në drejtimin e duhur. Ky operacion solli menjëherë rezultatet e para. Virusi po rikthehet në nivele të larta përhapjeje. Si masë mbrojtëse, kemi vendosur karantinën 14-ditore, pavarësisht certifikatës së vaksinimit.
Fatmirësisht, ishim të aftë të kapnim menjëherë rastet pozitive. Po kërkojmë që mos të lëmë hapësira për lindje të rasteve të mëtejshme. Tashmë do të nisë aktiviteti i përgjimit të kontakteve”, tha zëëdhënësi rajonal i shërbimit të emergjencave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.