×
  • Lajme
  • Botë

    Britania e Madhe kërkon nga të gjitha mediat që të largojnë pamjet e sulmit terrorist në Zelandë

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 14:00

    Zyra e Kryeministrisë së Britanisë u ka bërë thirrje të gjitha kompanive të lajmeve në  Britani të Madhe  që të largojnë nga ueb faqet e tyre  video me përmbajtje terroriste që ndërlidhen me sulmin kundër myslimanëve në Zelandë të Re, transmeton Reporteri.net


    Ky reagim erdhi pasi disa video të sulmuesit u publikuan nga disa prej mediave më të mëdha.

    Pasi pamjet e sulmit u publikuan në Facebook, kompania i çaktivizoi llogaritë e terroristëve për të cilët supozohet se kanë kryer sulmin.

    Të dy pronarët e Google dhe Twitter, gjithashtu thanë se po punojnë për  larguar videot nga momenti i të shtënave nga vendet e tyre. Por të paktën dy uebfaqe të mëdha të lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar, The Mirror dhe MailOnline gjithashtu ngarkuan segmente të videos prej 17-minutave.

    Zëdhënësja e Theresa May u shpreh se “Qeveria ka qenë e qartë se të gjitha kompanitë duhet të veprojnë më shpejt për të hequr përmbajtjen terroriste”, shkruan në shqip Reporteri.net.

    “Nuk duhet të ketë hapësira të sigurta për terroristët për të promovuar dhe ndarë pikëpamjet e tyre ekstreme dhe për të radikalizuar të tjerët”, deklaroi ajo.

    Ndryshe dhëheqësit botërorë shprehën ngushëllimet e tyre dhe dënuan sulmet vdekjeprurëse në xhamitë në qytetin e Christchurch, ndërsa udhëheqësit muslimanë thanë se vrasjet masive ishin dëshmi e një valëshe të ndjenjave të dhunshme anti-islame. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!