×
  • Lajme
  • Botë

    CDC: COVID-19 nuk përhapet lehtë nga prekja e sipërfaqeve të infektuara

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 7:58

    Pasiguria lidhur me koronavirusin ka qenë burim i madh ankthi gjatë kësaj pandemie, ndërkohë që shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë jo vetëm një trajtim për sëmundjen, por edhe fakte themelore për ekzistencën e saj.


    Megjithëse shumë janë shqetësuar për përhapjen e infeksionit përmes artikujve, si sende ushqimore ose dërgesa me postë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në SHBA, kanë publikuar udhëzime të përditësuara duke thënë se koronavirusi nuk përhapet me lehtësi nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve.

    “Mund të jetë e mundur që një person të infektohet me COVID-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt që e ka virusin në të dhe pastaj të prekë gojën, hundën ose ndoshta sytë. Kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore e përhapjes së virusit, por ende po mësojmë më shumë rreth tij”, njoftoi CDC.

    Megjithatë, CDC thekson se virusi përhapet me lehtësi nga personi në person.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!