×
  • Lajme
  • Botë

    Dënimi i tmerrshëm i gruas indoneziane pasi kishe pasur lidhje jashtëmartesore, turma e kënaqur bën fotografi

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 12:51

    Dënimet për afera jashtëmartesore në Indonezi janë mizore. Megjithatë ndonëse ato mund të duken mizore për pjesën tjetër të botës, për banorët indonezianë janë një argëtim i vërtetë, transmeton Reporteri.net.


    Pamjet e mëposhtme tregojnë se si një grua në Aceh, provincë e Indonezisë ndëshkohet para spektatorëve të kënaqur pasi kishte pasur një aferë jashtëmartesore.

    Gruaja e tmerruar shihet e gjunjëzuar në skenë, ndërkohë që personi që kryen dënimin mban në dorë një kamxhik të përgatitur për ta rrahur atë. Ndërkohë që në anën tjetër turma e mbledhur bëhet dëshmitare e zbatimit të ligjit të Sheriatit në këtë shtet.

    Zyrtari i caktuar për të kryer dënimin, i njohur si ‘algojo’ në pamje shihet tërësisht i maskuar. Gruaja e akuzuar mban kokën poshtë, ndërkohë që shoqërohet edhe nga dy gra tjera, gjersa pret të përballet me dënimin pasi kishe pasur marrëdhënie jashtëmartesore me një mashkull tjetër. Shumë nga spektatorët afër skenës mbajnë lartë telefonat për të shkrepur fotografi dhe video.
    Grupet e të drejtave të njeriut e konsiderojnë këtë formë të dënimit si mizore, ndërkohë që edhe presidenti i Indonezisë Joko Widodo ka bërë thirrje që kjo të përfundojë. Por praktika ka mbështetje të gjerë në mesin e shumicës myslimane të Aceh-it – rreth 98 për qind e pesë milionë banorëve të saj praktikojnë Islamin.

    Në vitin 2018, Aceh tha se rrahja me kamxhik do të kryhej prapa mureve të burgut në të ardhmen, por disa qeveri lokale kanë vazhduar ta bëjnë këtë publikisht. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!