×
  • Lajme
  • Botë

    Dënohet princesha saudite. Rrahu hidraulikun e saj në Paris

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 22:30

    Princesha saudite Hassa bint Salman është dënuar me 10 muaj burg nga një gjykatë franceze, pasi rrahu një hidraulik në Paris.


    Vajza 43 vjeçare e mbretit saudit Salman u përfshi në konflikt me egjiptianin Ashraf Eid në shtator të 2016, kur ky i fundit po e ndihmonte të rinovonte rezidencën luksoze.

    Sipas tij, truproja e princeshës i lidhi duart dhe e rrahu, para se ta detyronte t’i puthte Hassa-s këmbët, kur kjo e fundit e akuzoi se Ashraf tentoi t’i bënte foto.

    Eid tregoi për policinë se Salman i tha: “Do e shohësh se si i flitet një princeshe, si i flitet familjes mbretërore”, ndërkohë që i vodhën dhe telefonin.

    Princeshë Hassa e ka mohuar vazhdimisht këtë, duke e refuzuar versionin e hidraulikut, e ndërsa avokati i saj e gjykoi si “delirant”.

    “Nuk kishte vjedhje, dhe as dhunë. Provat nga hetimet dhe certifikatat mjekësore tregojnë se akuzat e Z.Eid janë të çuditshme,” u shpreh ai.

    Princesha saudite, e cila nuk ishte në seancë kur u dha dënimi, do të apelojë vendimin e gjykatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!