×
  • Lajme
  • Botë

    Disa aktivistë serbë protestojnë në Berlin kundër Vuçiqit

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 19:14

    Disa aktivistë të opozitës serbe janë parë në Berlin duke protestuar kundër Presidentit të tyre, Aleksandër Vuçiq.


    Aktivistët nga opozita e Serbisë, tash e disa muaj janë duke protestuar në Beograd kundër Vuçiqit.

    Kujtojmë se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një protestë në Berlin.

    Sipas organizatorëve qëllimi i protestës ka qenë t’i tregojnë botës që Thaçi dhe Vuçiqi nuk janë përfaqësuesit e duhur të cilët nuk paraqesin unitetit e qytetarëve.

    Presidenti serb është duke qëndruar në Berlin me ftesë të Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit.

    Pjesë e këtij takimi janë edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj e ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

    Ndryshe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në hapjen e Samitit të Berlinit ka folur për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë me ç’rast ka theksuar se pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Kurse kancelarja Angela Merkel në një konferencë me presidentin francez Macron ka deklaruar se është e nevojshme të punohet drejt gjetjes së mundësive lidhur me çështjen e Kosovës, për të cilën ka theksuar se duhet një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët.

    Ndërsa i pari i Francës ka kërkuar nga të dyja palët, Kosovës dhe Serbisë, që të heqin dorë nga emocionet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!