×
  • Lajme
  • Botë

    Drashkoviq: Prapa të gjitha zhvillimeve në Malin e Zi qëndron Rusia

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 12:53

    Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritje Serbe, Vuk Drashkoviq ka thënë se mbrapa shugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Joanikije në Manastirin e Cetinës, qëndron Rusia dhe se edhe përkundër të gjithave Mali i Zi nuk do të bëhet satelit rus.


    Ai në një intervistë për mediet serbe shprehet se, nuk është mirë i njohur me rolin e Kishës Ortodokse Serbe, por se dihet që KOS nuk paguan taksa dhe se është e preferuara e thesarit të shtetit.

    “Kishës Ortodokse Serbe i është kthyer prona që nuk ishte subjekt i ligjit. Shumë krime janë kryer nga peshkopët e Kishës Serbe dhe se asnjëri nga ta nuk është ndjekur penalisht. Në momentin që Kisha Ortodokse Serbe pranoj që të jetë kujdestare dhe propaganduese e kombit dhe jo e Krishtit dhe Krishterimit, në popullin serb erdhe deri të thyerja shpirtërore”, është shprehur Drashkoviq.

    Sipas ti, ende në Kishën Serbe ka zëra të arsyeshëm dhe një nga ta në vitin 1990 i kishin thënë se asnjë kishë dhe manastir në Kosovë nuk vlen sa një jetë e vetme njerëzore.

    Vlen të cekët se ish-zëvendësministri dhe ish-ministri serb i Punëve të Jashtme ishte pjesë e dokumentarit VIRUSSIA, i cili në katër pjesët e saja ka arritur të zbërthej në detaje metodat ruse të luftës hibride për të shkatërruar demokracitë perëndimore.

    “Këtu në Serbi, në tabloide me ndikim shumë të madh rus, bëhet propagandë e tmerrshme kundër Evropës dhe Perëndimit”, kishte thënë ai në këtë dokumentar.

    Në pjesën e katërt të këtij cikli të dokumentarëve trajtohet roli i Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj ruse përmes luftës hibride të cilën kjo e fundit është duke e bërë që një kohë të gjatë në Ballkanin Perëndimorë, por edhe në vendet e BE-së dhe më gjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!