×
  • Lajme
  • Botë

    E bëjnë synet në shtëpi, humb jetën foshnja disa javëshe

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 16:23

    Në vetëm pak muaj, 3 fëmijë kanë humbur jetën në Itali si pasojë e synetisë në shtëpi, apo të kryer jo nga mjekë profesionistë.


    Një tjetër rast u publikua në media, viktimë e së cilit mbeti një bebe pak javëshe. Shkak u bë synetia e kryer në shtëpi, nga një “njeri i shenjtë”. Ngjarja e rëndë ndodhi në Quezzi, pranë Genovas.

    Për ngjarjen autoritetet policore arrestuan nënën dhe gjyshen e djalit, së bashku me personin që kreu procedurën. Nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes, megjithatë besohet se prindërit e të miturit janë nigerianë.

    Ngjarja e rëndë vjen pasi një fëmijë 5 muajsh vdiq në Mars në Bolonja, në Itali, pasi prindërit e tij dyshohet se e bënë synet në shtëpi.

    Në Dhjetor, një djalë 2 vjeç gjeti vdekjen për shkak të gjakderdhjes, si pasojë e synetisë në një qendër emigrantësh në Romë. Jeta e vëllait të tij binjak u vu gjithashtu në rrezik, por ai mbijetoi pasi u mbajt në kujdes intensiv.

    Rreth 35 për qind e synetive në Itali besohet se kryhen në shtëpi. Shkak është kryesisht çmimi i lartë i kësaj procedure. Në të tre rastet e mësipërme, prindërit e fëmijëve ishin refugjatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!