×
  • Lajme
  • Botë

    Ekzekutim brutal, vritet me 155 plumba polici që arrestoi djalin e El Chapos

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 9:54

    Një oficer elitar policie që ndihmoi në arrestimin e djalit të El Chapos u qëllua 155 herë në një ekzekutim brutal në një parking.


    Sipas raportimeve të mediave, oficeri 30-vjeçar, i identifikuar vetëm si Eduardo, u vra para një qendre tregtare në qytetin e Kuliakan, transmeton Reporteri.net.

    Muajin e kaluar, ai ndihmoi në arrestimin e Ovid Guzman, birit të bosit të drogës Hoakim Guzman El Chap, i cili u lirua pothuajse menjëherë.

    Sipas mediave lokale, viktima ishte  anëtar i një operacioni të filluar nga autoritetet për arrestimin e djalit të El Chapos dhe ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Raportet thonë se Guzman u kap në 17 tetor gjatë një konfrontimi midis policisë dhe mbështetësve të Kartelit Sinaloa në qytetin e Kuliakan.

    Anëtarët e dyshuar të bandës, besnikë ndaj Guzmanit më pas shkaktuan kaos në rrugë dhe u liruan menjëherë  djalin 28-vjeçar të El Chapos. Pamjet tregojnë momentin kur një makinë e kuqe ndjek një makinë të bardhë në parking, përpara se paku dy persona të armatosur të qëllojnë oficerin 155 herë.

    Është e paqartë nëse oficeri ishte në detyrë në kohën e sulmit, megjithëse dyshohet se ai mbante me vete një armë. Sekretari i Sigurisë Publike, Cristobal Castaneda Camarillo dhe nënsekretari i tij, Hernandez Leiva u shfaqën në vendin e krimit në të njëjtin mëngjes për të mbikëqyrur hetimin.

    Autoritetet lokale po hetojnë incidentin, megjithëse ata ende  nuk kanë përcaktuar nëse një bandë kriminale qëndron prapa vrasjes së dyshuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!