×
  • Lajme
  • Botë

    EMA aprovon përdorimin e vaksinës Pfizer për adoleshentët

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 20:41

    Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) ka deklaruar ditën e sotme certifikimin e vaksinës anti-COVID të kompanisë amerikane “Pfizer” për të rinjtë deri në moshat 12 vjeç. Më parë, vaksina ishte aprovuar për t’u administruar vetëm tek të rinjtë e moshës 16 vjeç.


    Në mënyrë që procesi i vaksinimit masiv të fillojë tek të rinjtë, ashtu siç është planifikuar nga Brukseli, pritet që edhe Komisioni Europian të miratojë vendimin. Kujtojmë se KE ka bërë marrëveshje me kompaninë Pfizer për marrjen e 1.8 miliard dozave deri në fund të vitit 2023.

    Megjithatë, ndonëse ky mund të jetë një lajm i mirë për Europën, shefi i OBSH e ka cilësuar një “katastrofë morale” faktin që shtetet e pasura vaksinojnë edhe fëmijët, të cilët statistikisht janë shumë pak të rrezikuar nga koronavirusi, ndërkohë që shumë shtete të botës së tretë nuk kanë akses tek numri i nevojshëm i dozave për të vaksinuar mjekët dhe infermierët, grupi më i rrezikuar nga COVID.

    E pyetur në lidhje me këtë debat, shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka thënë se vendimi për vaksinat është shkencor më tepër sese politik: “Na duhet vendimi shkencor se cilët qytetarë do të vaksinojmë dhe me çfarë rradhe. Nuk është një vendim politik, por një vendim shkencor”- ka thënë ajo nga Brukseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!