×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan u bën thirrje turqve të mos blejnë produkte të Francës

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 14:41

    Raportet në mes të Turqisë dhe Francës po vazhdojnë të acarohen, pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në godinat qeveritare franceze. Presidenti Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të bojkotojnë produktet franceze.


    Erdogan vazhdon të ofendojë presidentin francez Macron, së fundmi në çdo fjalim të tij. Presidenti turk i bëri thirrje turqve që të mos konsumojnë mallra franceze duke e cilësuar këtë një përgjigje ndaj armiqësisë së Francës ndaj myslimanëve dhe Turqisë.
    Ashtu siç ata bëjnë thirrje kundër mallrave tanë, unë i kërkoj popullit tim që të mos blejnë asgjë franceze.

    Më herët, ishin vendet arabe ato që vendosën të bojkotonin mallrat franceze pas vendimit të Macron për të shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed në muret e godinave qeveritare në Paris.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!