×
  • Lajme
  • Botë

    Historia e njeriut që ra nga kullat binjake menjëherë pas sulmit terrorist të 11 shtatorit

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 9:42

    Imazhet më të njohura nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA janë ato të avionëve dhe kullave.


    Por vëmendje ka tërhequr edhe një njeri që bie nga lartësia e njërës prej kullave. Kjo foto e realizuar nga fotografi Richard Drew në momentin pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, është një nga momentet më të rënda.

    Një njeri që arratiset për të shpëtuar. Fotografia u botua nëpër gazetat amerikane disa ditë pas sulmeve, por reagimi i njerëzve i detyroi mediat që të mos e botonin më. Identiteti i këtij njeriu guximtar është ende i panjohur.

    Besohet se ai ka qenë punonjës që pastronte dritaret e një restoranti në katet e fundit të kullës binjake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!