×
  • Lajme
  • Botë

    I arrestuari si spiun i Emirateve të Bashkuara Arabe vetëvritet në burgun turk

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 12:46

    Një nga dy personat e ndaluar në Turqi, si të dyshuar për kryerjen e spiunazhit në emër të Emiratet e Bashkuara Arabe, kreu vetëvrasje në burgun e Silivrit, raportojnë mediat turke.


    Dy të dyshuarit u arrestuan në fillim të këtij muaji dhe kishin pranuar se kishin spiunuar për Emiratet e Bashkuara Arabe, tha një zyrtar i lartë turk, duke shtuar se Turqia po heton nëse mbërritja e ndonjërit prej tyre në shtetin turk është e lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

    I burgosuri që kreu vetëvrasje u arrestua së bashku me të dyshuarin e dytë, dhjetë ditë më parë.

    Sipas autoriteteve turke, ai ishte i dyshuar për “spiunazh politik dhe ushtarak”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!