×
  • Lajme
  • Botë

    Ish prokurorja e Hagës, Carla del Ponte: Erdogan duhet të akuzohet për krime lufte në Siri

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 17:21

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duhet të hetohet dhe të akuzohet për krime lufte lidhur me sulmet ushtarake të vendit të tij në Siri, tha ish-prokurorja dhe hetuesja e SHBA-ve Carla del Ponte.


    Del Ponte, ish anëtare e Komisionit të SHBA-ve për Hetimin e Sirisë, tha se ndërhyrja e Turqisë ka thyer ligjin ndërkombëtar dhe ka rihapur konfliktin në Siri, transmeton Reuters, përcjell Reporteri.net

    “Që Erdogan është në gjendje të pushtojë territorin sirian për të shkatërruar kurdët është e pabesueshme”, shtoi del Ponte.

    “Një hetim duhet të hapet ndaj tij dhe ai duhet të akuzohet për krime lufte. Ai nuk duhet të lejohet të largohet i lirë,” i tha ajo gazetës zvicerane Schweiz am Wochenende në një intervistë.

    Ankaraja ndaloi ofensivën e saj ushtarake javën e kaluar në një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-të. Erdogan atëherë negocioi një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin, me anë të së cilit rojet kufitare siriane dhe policia ushtarake ruse filluan pastrimin e YPG-së brenda 30 km të kufirit siriano-turk, përcjell Reporteri.net

    Nga e marta forcat ruse dhe turke do të fillojnë të patrullojnë në zonat ku trupat amerikane ishin vendosur me vite me radhë, bashkë me ish aleatët e tyre kurdë.

    Aleatët e Turqisë në NATO, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, kanë kritikuar inkuadrimin e saj ushtarak në Sirinë verilindore.

    Del Ponte tha se kombet evropiane nuk janë të gatshëm të përballen me Turqinë për veprimet e saj pasi Erdogan kërcënoi të “hap portat” për refugjatët të shkojnë drejt Evropës.

    Ajo hoqi dorë nga kjo detyrë në vitin 2017, sepse sipas saj mungesa e mbështetjes politike nga Këshilli i Sigurimit i SHBA e bëri punën të pamundur./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!