×
  • Lajme
  • Botë

    Karaxhiq mund të vuajë dënimin në të njëjtin burg me vrasësin masiv Anders Brayvik

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 8:34

    “Kasapi i Bosnjës”, Radovan Karaxhiq është dënuar disa më parë me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet dhe gjenocidin e kryer kundër popullatës civile në Bosnje e Hercegovinë.


    Gazeta serbe “Kurir” shkruan sot se Karaxhiq mund të vuajë dënimin në një burg të njohur, bashkë me  vrasësin masiv norvegjez, Anders Brayvik. Terroristi norvegjez i së djathtës ekstreme, Anders Breivik, la të vdekur 77 persona në një sulm me bombë dhe armë zjarri në Oslo në vitin  2011, transmeton Reporteri.net

    Për më shumë se një orë, ai kishte ndjekur dhe tmerruar 600 adoleshentë të bllokuar në ishullin Utoya, duke i goditur me një plumb në kokë shumicën e viktimave që ai bënte, sipas tij, faji është i multikulturalizmit.

    Karaxhiqi, ndërkohë 73 vjeç, sipas akuzës si ish udhëheqës i serbëve në Bosnjë-Hercegovinë mban përgjegjësi për gjenocidin ndaj 8000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin e Bosnjës Lindore Srebrenicë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!