×
  • Lajme
  • Botë

    Kur’ani hap seancën e parë të parlamentit zelandez pas masakrës

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 10:06

    Kur’ani u lexua gjatë seancës së Parlamentit të Zelandës së Re ditë më parë, në shenjë solidarizimi me familjet e 50 viktimave që humbën jetën si pasojë e një sulmi terrorist në dy xhami të qytetit Christchurch të këtij vendi, një javë më parë.


    Një imam mysliman udhëhoqi lutjet në Parlament, në atë që u pa si një gjest solidarizimi me viktimat e sulmit, transmeton Reporteri.net

    Kryeministrja  e vendit, Jacinda Ardern, e cila ka marrë falënderime ndërkombëtare për reagimin e saj  të shpejtë ndaj sulmit duke përfshirë ofrimin për të paguar shpenzimet e varrimit të viktimave, filloi fjalimin e saj me frazën “As-Salaam-Alaikum”, një përshëndetje arabe që do të thotë “Paqja qoftë mbi ju”.

    Ajo u zotua se forca e plotë e ligjit do të zbresë mbi sulmuesin. Kryeministrja Ardern, citoi po ashtu ajetet kuranore nga kapitulli el-Bekare, të cilat flasin mbi durimin, lutjet dhe drejtësinë në ditën e gjykimit.

    Që nga masakra, Ardern, 37 vjeçare, udhëheqësja më e re grua e ndonjë qeverie në botë, ka folur me emocion dhe ndjeshmëri, duke mbështetur familjet dhe duke mbajtur të informuar vazhdimisht publikun në lidhje me rastin. Ajo ka qenë fytyra e masakrës, për çka mori mirënjohje nga e gjithë bota.

    Ibrahim Kalin, këshilltar kryesor i Presidentit të Republikës Turke, tha: “Unë e përgëzoj Parlamentin për këtë veprim të ngrohtë dhe të këndshëm. Janë këto akte mirësjelljeje  që do ta mposhtin terrorizmin dhe fashizmin”, u shpreh ai

    Kjo është hera e parë që Kur’ani është lexuar në Parlamentin e Zelandës së Re. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/TheIndependentOnline/videos/442294446517325/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!