×
  • Lajme
  • Botë

    Lideri suprem i talebanëve kërkon të respektohet ligji i Sheriatit

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 22:38

    Udhëheqësi suprem i talebanëve në Afganistan, Mawlawi Haibatullah Akhundzada, porositi Qeverinë e re të Afganistanit që t’u përmbahet rregullave islamike dhe Ligjit islamik të Sheriatit.


    Talebanët, që morën pushtetin në Kabul më 15 gusht, shpallën Qeverinë e re të Afganistanit të martën.

    Akhundzada u emërua udhëheqës suprem i Afganistanit, apo, siç e shpallën talebanët, Emiratit Islamik të Afganistanit.

    Në një deklaratë të lëshuar në gjuhën angleze, Akhundzada u bëri thirrje zyrtarëve talebanë që “t’i mbrojnë interesat më të larta të vendit dhe të sigurojnë paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe zhvillim”.

    Duke përmendur shkollimin, ai tha se Qeveria afgane “do ta ketë detyrë të sigurojë një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt për shkencat fetare dhe moderne për të gjithë bashkatdhetarët, brenda kornizave të Sheriatit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!