×
  • Lajme
  • Botë

    Masakër në Mali, vriten 130 banorë

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 13:32

    Më shumë se 130 vetë u vranë në një sulm në një fshat në Mali të shtunën nga njerëz të armatosur që mbanin veshjet tradicionale të gjuetarëve “Dogon”, një grup etnik në Mali.

    Personat e armatosur rrethuan fshatin në agim përpara se të sulmonin njerëzit në shtëpitë e tyre në Ogossagou, në rajonin e Moptit.

    Sulmuesit kanë synuar pjesëtarët e komunitetit etnik Fulani, të cilët akuzohen se kanë lidhje me xhihadistët.

    Sulmi vjen ndërsa ambasadorët e OKB ishin në Mali për të diskutuar mbi dhunën në rritje.

    Misioni i Këshillit të Sigurimit u takua me kryeministrin Soumeylou Boubeye Maiga për të folur për kërcënimin e rritur nga luftëtarët xhihadistë në Malin qendror.

    Viktimat e sulmit vdekjeprurës të së shtunës u “vranë me armë dhe hanxharë”, tha një agjensi lokale e sigurisë për agjencinë e lajmeve AFP.

    Dëshmitarët gjithashtu i thanë AFP se pothuajse të gjitha kasollet në fshat ishin djegur.

    Kryebashkiaku i fshatit fqinj Ouenkoro, Cheick Harouna Sankare, e përshkroi sulmin si një “masakër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!