×
  • Lajme
  • Botë

    Merkel: Liderët e BE kanë rënë dakord për pasaportat e vaksinës, do të jenë gati brenda 3 muajve

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 9:08

    Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur ditën e sotme se ka rënë paraprakisht dakord me liderët e BE për të implementuar një sistem të përbashkët certifikimi për vaksinat anti-COVID që do të lejojnë të vaksinuarit të kthehen në vendet e punës dhe të udhëtojnë lirisht brenda bllokut.


    “Të gjithë ramë dakord se është e nevojshme të kemi një certifikatë vaksine”- ka thënë Merkel gjatë konferencës virtuale për shtyp në Samitin e BE për këtë vit.

    Sipas kancelares këto certifikata do të jepen fillimisht nga autoritetet kombëtare të çdo shteti dhe më pas dfo të krijohet një platformë e përbashkët kontinentale. Ideja u mbështet edhe me një status në Twitter të liderit të Këshillit Europian Charles Michel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!