×
  • Lajme
  • Botë

    “Mësoni të jetoni me virusin”, Izraeli ndryshon strategjinë për shkak të përhapjes së variantit Delta

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 15:15

    Katër javë më parë, Izraeli po festonte rikthimin në normalitet pas fushatës së suksesshme të vaksinimit. Numri i rasteve shënoi rënie dhe qeveria hoqi masat për mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe të distancës sociale.


    Por përhapja masive e variantit Delta, detyroi Kryeministrin Naftali Bennett të ri-vendosë disa kufizime dhe të ndryshojë politikën e tij të menaxhimit të pandemisë.

    Qeveria dëshiron që izraelitët të mësojnë të jetojnë me virusin.

    “Zbatimi i strategjisë së re do të përfshijë marrjen e disa rreziqeve, por duke marrë parasysh faktorët ekonomikë, ky është ekuilibri i nevojshëm,” tha Bennett javën e kaluar.

    Strategjia e re do të përfshijë monitorimin e rasteve, inkurajimin për tu vaksinuar, testet e shpejta dhe fushata informacioni mbi përdorimin e maskave. Strategjia e qeverisë është e ngjashme me planet e qeverisë britanike për të rihapur ekonominë, megjithëse Izraeli është në procesin e ri-imponimit të masave ndërsa Londra po heq kufizimet.

    Kufizimet përfshijnë përdorimin e detyrueshëm të maskës në ambientet e brendshme dhe karantinimin për këdo që mbërrin në Izrael. Sipas qeverisë së Izraelit për të arritur imunitetin e tufës duhet të vaksinohet 75% e popullsisë. Sot ky kufi është rritur në 80%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!