×
  • Lajme
  • Botë

    Mike Pompeo javën e ardhshme te Angela Merkel, temë e bisedimeve do të jetë edhe Ballkani Perëndimor

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 10:55

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohen në Berlin më 7 maj. Temë e bisedimeve gjatë këtij takimi do të jetë edhe situata në Ballkanin Perëndimor, transmeton Reporteri.net.


    “Më 7 maj, Mike Pompeo do të mbërrijë në Berlin, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel dhe Ministrin e Jashtëm gjerman për të diskutuar për çështjet për të cilat të dyja vendet kanë shqetësim të përbashkët si Ukraina, Rusia, Kina, Siria dhe Ballkani Perëndimor”, thuhet në një njoftim për shtyp nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, transmeton Reporteri.net.

    Merkel nuk i ka fshehur dallimet e saj me Presidentin Donald Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka kritikuar kancelaren Merkel, veçanërisht për qasjen e saj ndaj emigrantëve.

    Administrata amerikane ka divergjenca ashpra me Evropën në një sërë çështjesh kyçe.

    Pompeo do të fillojë turneun e tij duke marrë pjesë në një takim të ministrave të Këshillit Arktik në qytetin verior të Finlandës, Rovaniemi.

    Ndryshe takimi mes Sekretarit amerikan Mike Pompeo dhe kancelares Angela Merkel, vjen një javë pas pas Samitit të Berlinit, ku pjesë e këtij takimi ishin edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!