×
  • Lajme
  • Botë

    Muhamed, emri më i përhapur në Berlin për bebet e lindura në vitin 2018, e thotë studimi

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 21:31

    Ka dalur se emri Muhamed ishte emri më popullor për djetmë e lindur në Berlin gjatë vitit 2018, ka rezultuar nga një studim.


    Shoqata për gjuhën gjermane zbuloi se emri ishte ndër dhjetë më popullorët në 6 nga 16 republikat në federatën gjermane, përcjell reporteri.net.

    Ndërsa, shteti i Berlinit ishte në krye të listës bashkë me Hamburgun, dhe Hesenin, ku emri mysliman, Muhamed doli si i pari në listën e emrave me të cilët ishin pagëzuar fëmijët e lindur gjatë vitit 2018.

    Në Gjermani, në tërësi, ky emër del të jetë i 24’ti në listë.

    Ndërsa, në Berlin, nga vendi i gjashtë ku ishte më parë, gjatë vitit 2018 doli si i pari, para atyre si Luis dhe Emil.

    Drejtori menaxhues i shoqatës Andrea Ewels ka thënë emri Muhamed doli të jetë më i përhapuri gjatë vitit 2018, shkaku i valës së emigracionit.

    Por, ashtu si parasheh studimi, emri Muhamed, deri në vitin 2021 apo 2022 do të jetë në mesin e 10 emrave më popullor në tërë Gjermaninë.

    Më shumë se një milion emigrantë të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore kanë hyrë në Gjermani qëkur Angela Merkel hapi dyert për ta në vitin 2015. /reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!