×
  • Lajme
  • Botë

    Norvegjia nis kufizimet për të ndaluar shpërthimin e virusit

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 11:41

    Qeveria norvegjeze urdhëroi mbylljen e përkohshme të shumicës së dyqaneve në 10 komuna në rajonin e Oslos për të ndaluar shpërthimin e mutacionit britanik të koronavirusit.


    “Kjo është një situatë shumë serioze dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndaluar epideminë”, u tha gazetarëve ministri i Shëndetësisë Bent Hoie.

    Shpërthimi në komunën e Nordre Follo, afër Oslos, u zbulua fillimisht midis dy banorëve në një azil pleqsh.

    Hoie vuri në dukje se shumë njerëz udhëtojnë nga Nordre Follo në Oslo dhe paralajmëroi se “nëse mutacioni i virusit përhapet në Oslo, do të jetë shumë e vështirë të parandalosh përhapjen e tij në pjesën tjetër të vendit”.

    Varianti britanik i virusit konsiderohet të jetë më lehtë i transmetueshëm./kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!