×
  • Lajme
  • Botë

    Parlamenti britanik rrëzon për herë të dytë marrëveshjen e Brexit-it

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 20:57

    Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, për herë të dytë ka pësuar disfatë për marrëveshjen e saj për Brexit, teksa deputetët e Parlamentit i kanë hedhur poshtë garancitë e minutës së fundit që ajo i ka fituar nga 27 shtete anëtare të BE-së, të hënën.


    Kundër marrëveshjes votuan 391 deputetë ndërkaq pro ishin 242, raporton Rel.

    Kryeministrja Theresa May tha se qeveria e saj do të dërgojë një mocion në parlament nëse ligjvënësit do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars me ose pa marrëveshje.
    Bashkimi Evropian paralajmëroi gjatë ditës se nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!