×
  • Lajme
  • Botë

    Parlamenti rus miraton dokumentin: Të dënohen ata që bombarduan Serbinë më 1999

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 12:28

    Rusia miratoi sot një dokument me rastin e 20 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi, ku thuhet se “iniciatorët e këtij krimi duhet të përgjigjen”.

    Sipas një dokumenti të miratuar nga ana e Parlamentit rus, ky operacion ushtarak ka reflektuar negativisht  në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve reciproke dhe besimit të shteteve evropiane dhe mosndëshkimi i atyre që kanë përgjegjësi çoi në tragjedi të reja në Siri, Irak dhe Libi, shkruan Tanjug, transmeton Reporteri.net.

    “Për fat të keq, leksionet nuk mësohen dhe NATO vazhdon të përdorë forcën ushtarake në shtetet tjera sovrane si – Iraku, Libia dhe Siria, gjersa sot janë të kërcënuara edhe Venezuela, Kuba dhe Nikaragua, thuhet ndër të tjera në dokument.

    Senatorët rusë tutje thonë se NATO përdorte municione të mbushura me uranium në bombardimet ndajt Jugosllavisë, gjë që shkaktoi viktima të shumta në mesin e civilëve.

    Përveç kësaj, njohja e pavarësisë së Kosovës, e cila pasoi në vitin 2008 nga mbarë Perëndimi, përfaqësoi vetëm një vazhdimësi të asaj që filloi NATO – përkrahje për separatizëm dhe konflikte në territorin e ish-Jugosllavisë.

    Në këtë dokument, Këshilli i Federatës së Rusisë u bëri thirrje parlamenteve të vendeve anembanë botës, si dhe organizatave ndërkombëtare si OKB, CIS, ODKB, OSBE dhe Parlamentit Evropian që të dënojnë siç thanë ata agresionin e Aleancës kundër  ish RFJ-së dhe të ndërmarrin të gjitha hapat për të korrigjuar pasojat./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!