×
  • Lajme
  • Botë

    Përgjaken besimtarët shiitë, bëhen pjesë edhe fëmijët

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 20:06

    Me mijëra besimtarë shiitë mblidhen çdo vit për të përkujtuar vdekjen e Husain in Aliut, nipit të profetit Muhamed, ose ditën e Ashures.


    Ai vdiq në betejën e Qerbelasë, në vitin 680 të erës sonë. Lufta u zhvillua midis Husainit dhe Jazidit, për të vendosur se cili prej të dyve do të pasonte profetin si udhëheqës i Islamit.

    Kjo është dita e dhjetë në muajin e parë të kalendarit islamik, dhe disa besimtarë e festojnë duke e çarë trupin me thika e duke bërë që të rrjedhë gjak.

    Festimi i përvitshëm ka hapur shumë debate pasi përfshin edhe vetëlëndimin, gjë që ndalohet në Islam. Veç kësaj, ndodh disa herë që të ketë dhe fëmijë të përfshirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!