×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti çek e quan gabim bombardimin e Serbisë më 1999

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 13:52

    Me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Çekisë në NATO, presidenti çek Milosh Zeman e cilësoi bombardimin e Jugosllavisë më 1999 si gabim.


    “Mund t’ju them se ky është një gabim nga një distancë e caktuar, dhe unë mendoj se ishte një akt i arrogancës së caktuar të pushtetit. Unë jam shumë ngurrues kur kujtoj vendimin e atëhershëm të qeverisë Çeke. Republika Çeke ishte vendi i fundit që dha pëlqimin për bombardimet. Dhe për arsye se ne kishim vetëm tri javë që ishim anëtarë të NATO-s dhe nuk do të ishte normale që si një vend i sapoanëtarësuar të vinim veto ndaj këtij vendimi”, tha Zeman në një intervistë për agjencinë CTC, transmeton Reporteri.

    Zeman i cili dritën e gjelbër për bombardimin e Jugosllavisë e dha si kryeministër i qeverisë së atëhershme, përkujtoi se Çekia ka provuar të kërkojë aleatë në NATO për një zgjidhje diplomatike, por pa sukses dhe se vetëm më vonë u përkrah nga Greqia dhe u propozua një iniciativë diplomatike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!