×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i Iranit u bën thirrje qytetarëve që të hedhin mallkime mbi Amerikën

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 14:39

    Presidenti i Iranit, Hasan Rohani u bëri thirrje sot qytetarëve të vendit që të mallkojnë SHBA-të, Izraelin dhe Arabinë Saudite, duke fajësuar Uashingtonin dhe bashkëpunëtorët e tij për dobësimin e ekonomisë së Iranit. Ai nuk ka bërë të ditur se për çfarë lloj mallkimesh e ka fjalën, transmeton Reporteri.net


    Fjalimi i sotëm i Rohanit ka për qëllim të  arsyetojë kritikat në llogari të administratës së tij, pas dobësimit të ekonomisë së Iranit  që erdhi pas vendimit të SHBA-ve që të tërhiqen nga Marrëveshja Ndërkombëtare Nukleare me Teheranin, dhe që të vendosin sanksione të ashpra ndaj Iranit.

    Kriza ekonomike që në Iran më së shumti e prekë popullsinë e zakonshme, u ka dhënë shkas kundërshtarëve të tij që të flasin hapur për rrëzimin e tij nga Qeveria. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!