×
  • Lajme
  • Botë

    Putin vihet në siklet: Dhuratës që e bëri për mbretin arab i ndodh diçka që nuk pritej

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 10:47

    Presidenti Vladimir Putin, vendosi që ti bënte një dhuratë mbretit saudit duke i dhuruar një skifter, por ajo që ndodhi ishte ”e papritur” për dy liderët.


    Në pamjet e marra në pallatin mbretëror në Riad, Putini shihet duke e përkëdhelur këtë shpend, dhe duke biseduar me mbretin saudit.

    Për një moment skifteri bëri jashtëqitjen, e cila ra në tapetin e shtrenjtë të mbretit.

    Në vizitën e parë të Putinit në Arabinë Saudite në më shumë se një dekadë, ai dhuroj këtë zog, të quajtur Alpha dhe mori një pikturë në kthim nga mbreti Salman.

    Megjithëse mund të duket një dhuratë e pazakontë, gjuetia me zogj grabitqarë, është një nga sportet e preferuara të princave sauditë.

    Gjatë vizitës së tij, Putini gjithashtu u takua me Princin e Kurorës. Mohamed Bin Salman, me të cilin presidenti rus thotë se ka miqësi të mirë.

    Putin dhe mbreti gjatë takimit thanë se marrëdhëniet bilaterale ishin të rëndësishme, për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!