×
  • Lajme
  • Botë

    Qentë endacak mbysin 50 dele në Strugë

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 18:22

    Rreth 50 dhenë mbrëmë janë mbytur dhe masakruar nga disa qenë endacak në një fermë në pronësi të familjes Uzeiri nga fshati Teferiç të Strugës.


    Ky është rasti i dytë për vetëm dy ditë ndërsa brenda tre muajve, është rasti i tretë në këtë familje.

    Për momentin, dëmi vlerësohet në mbi 12 mijë euro.

    Nga gjithsej 140 dhen, tani u kanë mbetur vetëm 40.

    Më tej shtojnë se nuk kanë kurrfarë ndihme nga asnjë institucion, shkruan Alsat-M.

    Nga komuna e Strugës për Alsat njoftojnë se pronarët e dhenve deri më tani nuk kanë dorëzuar asnjë kërkesë apo ankesë pranë vetëqeverisjes lokale.

    Inspektorati i veterinarisë gjatë kontrollit të parë në mars, ishte vërtetuar se lëndimet e shkaktuara janë bërë nga qentë endacak.

    Atëherë, pronarët kishin dorëzuar padi pranë Komunës së Strugës dhe tani gjykohen me ndërmarrjen publike komunale, duke kërkuar kompensim për dëmin e pësuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!