×
  • Lajme
  • Botë

    Talebanët i godasin me kamxhik gratë që protestojnë rrugëve të Kabulit

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 19:00

    Talebanët që së fundmi morën pushtetin në Afganistan, kanë filluar të sillen në mënyrën më jodemokratike të mundshme.


    Në një video të publikuar nga DW News, shihen militantët talebanë derisa rrahin me kamxhik gra që po protestojnë rrugëve të Kabulit.

    Gratë në Afganistan po protestojnë lidhur pasi talibanët morën pushtetin dhe menjëherë filluan duke ua cenuar të drejtat grave, diçka që edhe pritej.

    Gratë në Afganistan tash e tutje nuk mund të vozisin vetura dhe nuk mund të shkollohen sikur para ardhjes së talebanëve në pushtet.

    Qeveria para talebanëve ka ikur nga Afganistani, ndërsa ish-presidenti Ghani ka thënë se është larguar për të shpëtuar 6 milionë jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!