×
  • Lajme
  • Botë

    Trupat turke në territorin sirian, kurdët paralajmërojnë për “katastrofë njerëzore”

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 11:45

    Trupat turke filluan të hyjnë në Siri të mërkurën në mëngjes në përgatitje të një sulmi në territorin kurd, transmeton Reporteri.net.


    Një grup i vogël i forcave turke hyri në Siri në dy pika afër qyteteve siriane Tal Abyad dhe Ras al-Ayn në përgatitje të një sulmi më të gjerë,  tha një zyrtar turk për  Bloomberg.

    Këto deklarata vijnë pasi tanket, kamionët dhe trupat turke u fotografuan në kufi gjatë natës.

    Në anën tjetër komandantët e kurdëve paralajmëruan një “katastrofë njerëzore të afërt” nëse sulmet vazhdojnë.

    “Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjitha vendeve … të cilët triumfuan së bashku mbi të ashtuquajturin Kalifati i ISIS-it që të marrin përgjegjësi dhe për të shmangin një katastrofë të mundshme njerëzore të afërt”, tha SDF e udhëhequr nga kurdët. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!