×
  • Lajme
  • Botë

    Vendi ku në çdo moment mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore: Pse Kashmiri është kaq i rëndësishëm?

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 12:50

    Deri te rritja e tensioneve në këtë pjesë të botës erdhi pasi dy fuqitë nukleare kryen sulme ndaj njëra-tjetrës. Të mërkurën e kaluar, Pakistani njoftoi se ka rrëzuar dy avionë indianë nën Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani dhe kjo vetëm një ditë pasi India konfirmoi se forcat e saj kanë filluar sulme ajrore në një kamp ushtarak që dyshohet se është vendosur në territorin e Pakistanit Tensionet natyrisht ekzistonin edhe më parë. India e dominuar nga hindut dhe Pakistani me shumicë muslimane kanë zhvilluar tri luftëra që nga viti 1947, kur dy fuqitë bërthamore fituan pavarësinë nga Britania e Madhe, gjersa afër një konflikti të madh ishin edhe në vitin 1999.

    Luftërat mes viteve 1947 dhe 1965 u zhvilluan direkt nëpërmes Kashmirit, kurse dhuna e vazhdueshme që nga viti 1989 la të vdekur më shumë se 47 mijë njerëz. Në këtë numër nuk përfshihen edhe njerëzit të cilët janë zhdukur për shkak të këtij konflikti, kështu që disa grupe për të drejtat e njeriut dhe organizata joqeveritare e dyfishojnë këtë numër, transmeton Reporteri.net.

    Pse ky rajon ka kaq shumë rëndësi për të dy vendet?

    Fillimisht kur Kashmiri u çlirua nga luftërat, ishte i lirë t’i bashkohej cilitdo komb. Kur mbreti hindu i Kashmirit zgjodhi që t’i bashkohej Indisë në shkëmbim të mbrojtjes ushtarake, shteti i njohur si Jammu dhe Kashmir u bë shteti i vetëm me shumicë myslimane në tërë vendin.

    Jammu dhe Kashmir përfshin 25 për qind të Kashmirit, në jug dhe lindje të vendit derisa Pakistani kontrollon Azad Kashmir, Gilgit dhe Balistan, të cilat përfshijnë rreth 35 përqind të territorit të tërësishëm në veri dhe perëndim. Të dy vendet pohojnë se Kashmiri është nën kontroll të plotë të tyre, gjersa në këtë mes futet edhe Kina, e cila kontrollon rreth 20 përqind të territorit të Kashmirit, të njohur si Aksai Chin.

    Të dy vendet parimisht u pajtuan edhe për një referendum, në mënyrë që t’u mundësojnë banorëve të Kashmirit që vetë të vendosin për të ardhmen e tyre, por ky referendum asnjëherë nuk u mbajt. Arsyeja për këtë qëndron në zbatimin e kërkesës për tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake nga rajoni, për çka një plebishit nuk u mbajt as në dekadat që pasuan.

    Autoritetet idniane dëshironin të dëshmonin se ata mund të garantojnë të drejtat e muslimanëve në shtetin laik. Përveç kësaj, Kashmiri ishte gjithashtu çelësi i identitetit pakistanez si një atdhe për myslimanët pas ndarjes më 1947, thotë Simona Vitorini, një eksperte e politikës së Azisë Jugore në Universitetin SOAS në Londër, për CNN.

    “Linja e kontrollit” si “linjë e zjarrit”

    Të dy vendet nga viti 2003 kanë qenë në një paqe të brishtë, edhe pse rregullisht shkëmbejnë zjarr në kufijtë e tyre, shkruan në shqip Reporteri.net.

    Tensionet eksaluan në shtator të vitit 2016, kur militantë të armatosur sulmuan një bazë të ushtrisë indiane në afërsi të kufirit “de facto” ndërmjet Kshmirit nën kontrollin e Pakistanit dhe Kashmirit nën kontrollin e Indisë, e njohur si linja e kontrollit. Më këtë rast u vranë rreth 10 ushtarë indianë, për çka kjo ngjarje mbahet mend si sulmi më i përgjakshëm në forcat e armatosura indiane në dekadat e fundit.

    Në të njëjtin muaj dy ushtarë pakistanezë u vranë pas konfliktit me trupat indiane në të njëjtën linjë të kontrollit. India dha versionin e saj të ngjarjes, duke thënë se kreu të ashtuquajturat “sulme kirurgjikale” me dërgimin e ushtrisë në “pikat terroriste” të cilat ndodhen në territorin e Pakistanit.

    “Megjithatë, kryerja e sulmeve ajrore në Pakistan është një devijim nga norma”, thotë Vitorina, duke shtuar se deri në këtë javë, aviacioni indian nuk e ka kaluar linjën e kontrollit që nga viti 1971. “Për disa ky është një sinjal i ndryshimeve thelbësore në marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit”, përfundon Vitorini. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!